• e shtunë, 23 nëntor 2024

Berbok viziton për të dytën herë Izraelin që nga fillimi i luftës

Berbok viziton për të dytën herë Izraelin që nga fillimi i luftës

Berlin, 19 tetor 2023 (MIA) - Ministrja gjermane për Punë të Jashtme, Analena Berbok sot do të udhëtojë për vizitë të dytë në Izrael pas sulmeve vdekjeprurëse nga Hamasi për të shprehur "solidaritet të palëkundur" dhe të ndihmojë në sigurimin e qasjes së palestinezëve deri te ndihmat.

Vizita e saj, në kuadër të së cilës do të udhëtojë edhe në Jordani dhe Liban, ku sot ka mbërritur papritur ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius do të vazhdojë deri të shtunën, transmetojnë agjencitë. 

Para largimit, Berbok theksoi se Izraeli ka "të drejtën të mbrohet kundër terrorit të Hamasit" dhe akuzoi organizatën ekstremiste për përdorimin e popullatës civile të Gazës si "mburojë njerëzore". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR