• e hënë, 23 dhjetor 2024

Berbok: Izraeli pas luftës duhet të heqë dorë nga kontrolli mbi Rripin e Gazës

Berbok: Izraeli pas luftës duhet të heqë dorë nga kontrolli mbi Rripin e Gazës

Berlin, 29 mars 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok deklaroi se Izraeli duhet të heqë dorë nga kontrolli mbi Rripin e Gazës sapo të përfundojë lufta kundër Hamasit. 

Berbok në intervistë për grupin mediatik "Funke" theksoi se pushteti duhet tu dorëzohet "Palestinezëve - të liruar nga Hamasi, nga terrori, të vetëvendosur dhe me qeveri të zgjedhur demokratike të të gjithë palestinezëve, përfshirë edhe ata nga Bregu Perëndimor". 

"Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por nuk duhet ta humbim horizontin politik, veçanërisht tani gjatë luftës", theksoi Berbok.

Sipas saj, Qeveria gjermane punon me partnerët arabë që të sigurohet se zgjidhja e konfliktit në parimin e dy shteteve për dy popujt, palestinezët dhe izraelitët, nuk do të bëhet fatamorganë. Kjo përfshin ndërtim të infrastrukturës civile, reforma të Administratës palestineze, rimëkëmbje ekonomike dhe strukturë të sigurisë, duke përfshirë garanci të sigurisë edhe për Izraelin edhe për palestinezët. 

"Dhe kjo nënkupton edhe përkujtim për Qeverinë izraelite se politika e shpërnguljes jo vetëm që e pengon krijimin e shtetit palestinez, por edhe në thelb e pengon paqen. Për këtë vetëm zgjidhja për dy shtete mund të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për popullin e Izraelit", njoftoi Berbok.

Sipas saj Izraeli duhet të jetë i bindur se asnjëherë më nuk do të përballet me kërcënim terrorist nga Palestina, si dhe palestinezët të mund të jetojnë jetë të sigurt dhe me dinjitet në vendin e tyre. 

"Kjo, kuptohet, nënkupton se edhe shtetet arabe fqinje duhet të përfshihen, sepse aty u besohet, por edhe se janë miq të afërt të Izraelit, për këtë Gjermania, ndërsa gjithashtu edhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë aq të shqetësuara për horizont politik". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR