• e hënë, 23 dhjetor 2024

Berbok: Izraeli duhet të rregullojë strategjinë ushtarake për të mbrojtur civilët në Gaza

Berbok: Izraeli duhet të rregullojë strategjinë ushtarake për të mbrojtur civilët në Gaza

Berlin, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok sot i bëri thirrje Izraelit të rregullojë strategjinë ushtarake për të përmirësuar mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës.

Berbok në fakt i përsëriti kërkesat e ngjashme të Uashingtonit, duke thënë se vuajtjet e njerëzve në Gaza përfundimisht duhet të ndalen, raportojnë mediat britanike.

 Gjatë konferencës për shtyp në Berlin, ku ishte i pranishëm edhe homologu i saj libanez Abdallah Bu Habib, Berbok shtoi se Gjermania kërkon nga të gjitha vendet arabe t'i bëjnë thirrje Hamasit të dorëzojë armët.

"Në atë mënyrë ata mund ta shfrytëzojnë fuqinë e tyre negociuese për të ndihmuar në lirimin e pengjeve në Gaza", tha ministrja.

Berbok paraprakisht  i bëri thirrje Izraelit të lejojë dërgesë më të madhe të ndihmës humanitare, veçanërisht në veri të Rripit të Gazës, ku veprimet ushtarake janë në shënjestër dhe shkaktojnë më pak viktima civilë".

Shefja e diplomacisë gjermane vazhdimisht thekson kompromisin politik si një zgjidhje të vetme për krizën në Gaza dhe thekson rëndësinë e ndalimit të përhapjes së konfliktit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR