• e mërkurë, 03 korrik 2024

Berbok i bëri thirrje Azerbajxhanit të lejojë vëzhgues ndërkombëtarë në Nagorno-Karabah

Berbok i bëri thirrje Azerbajxhanit të lejojë vëzhgues ndërkombëtarë në Nagorno-Karabah

 Berlin, 27 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok i bëri thirrje Azerbajxhanit që të lejojë hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në rajonin separatist të Nagorno Karabahut, raportojnë mediat britanike.

 Azerbajxhani javën e kaluar filloi një operacion rrufe për kthimin e kontrollit mbi rajonin kryesisht armen. Si rezultat i kësaj, mijëra armenë etnikë u larguan nga shtëpitë e tyre.

 "Përsëri kam vendosur ndjeshëm ta rris ndihmën tonë humanitare, si dhe fiunancimin tonë shtesë për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nga dy në pesë milionë euro", tha  shefi i diplomacisë gjermane.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR