• e hënë, 23 dhjetor 2024

Berbok: Gjermania nuk mund të pranojë që Kina të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë

Berbok: Gjermania nuk mund të pranojë që Kina të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë

Kapri, 19 prill 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane Analena  Berbok sot deklaroi se Gjermania nuk mund të pranojë që Kina të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, e cila, siç theksoi, udhëheq luftë të paligjshme kundër Ukrainës.

"Nëse Kina vazhdon të krijojë hapur një partneritet gjtihnjë e më të fortë me Rusinë, e cila po zhvillon një luftë të paligjshme kundër Ukrainës,... nuk mund ta pranojmë këtë", tha Berbok pas takimit të ministrave për Punë të Jashtme të G7 në Kapri të Italisë.

Berbok i bëri thirrje Kinës ta shfrytëzojë ndikimin e saj te presidenti rus Vlladimir Putin për ta ndaluar sulmin kundër Ukrainës.

Ministrat e Punëve të Jashtme të G-7, pas takimit treditësh në Kapri, njoftuan se janë të vendosur "t'i përforcojnë kapacitetet e mbrojtjes ajrore ukrainase me qëllim që të shpëtojnë jetë dhe të mbrohet infrastruktura kyçe".

Ukraina ishte ndër temat kryesore të takimit në Kapri. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR