• e hënë, 23 dhjetor 2024

Berbok drejt Lindjes së Mesme në disa biseda për krizën në Gaza

Berbok drejt Lindjes së Mesme në disa biseda për krizën në Gaza

Kajro, 25 mars 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok sot duhet të mbërrijë në Egjipt në një raund tjetër bisedimesh për krizën në mes të situatës humanitare gjithnjë e më katastrofike në Gaza, me vizita shtesë të planifikuara në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Siç lajmëroi DPA, Berbok në Kajro duhet të takohet me ministrin egjiptian të Punëve të Jashtme Sameh Shukri. Ajo pastaj duhet të niset për në Izrael, që do të jetë vizita e saj e gjashtë pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor, ku humbën jetën rreth 1.200 njerëz.

Në orët e mbrëmjes pritet ta vizitojë Bregun Perëndimor dhe në Ramalla të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas. Pritet në takim të marrë pjesë edhe ministri palestinez i Punëve të Jashtme Riad Malki.

Për nesër është caktuar takim ndërmjet ministres Berbok dhe ministrit izraelit të Punëve të Jashtme Izrael Kac.

Shefja e diplomacisë gjermane dje kërkoi që Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas të bëjnë lëshime në negociatat e vazhdueshme në Katar në lidhje me luftën në Gaza dhe të dakordohen për një armëpushim të menjëhershëm. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR