• e enjte, 04 dhjetor 2025

Beqiri: Pranuam një gol të lehtë

Beqiri: Pranuam një gol të lehtë

Prishtinë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Futbollistët e Shkëndisë mbrëmë në Prishtinë u mundën nga Drita me 1:0 në duelin e xhiros së 4-t të Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Trajneri i Shkendisë, Jeton Beqiri, i uroi fitoren ekipit kundërshtar, ndërsa theksoi se Shkëndija dominoi në ndeshjen kundër kampionit të futbollit të Kosovës.

"E uroj Dritën për fitoren. Ishim dominant pothuajse për 90 minuta, por në këto nivele të garave evropiane, kur e pranon një gol si ai që e pësuam ne, një gol shumë i lehtë, nuk mund të shpresosh për rezultat pozitiv. Edhe pse kishim kohë të reagojmë, krijuam disa raste, dominuam në fushë, por nuk patëm fat në disa momente", deklaroi Beqiri në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Shkendia ndeshjen e radhës nga liga vendore e luan të hënën si vendas kundër Rabotniçkit. qa/

Foto: Fejsbuk KF Shkëndija

QËNDRONI TË LIDHUR