Beqiri: Duhet të jemi më agresivë
- Futbollistët e Shkëndijës nesër do të luajnë ndeshjen kthyese nga xhiroja e tretë e kualifikimeve të Ligës së kampionëve. Nikoqir i tyre është kampioni i Azerbajxhanit, Karabahu.
- Post By Besnik Shuki
- 19:59, 11 gusht, 2025
Baku, 11 gusht 2025 (MIA) - Futbollistët e Shkëndijës nesër do të luajnë ndeshjen kthyese nga xhiroja e tretë e kualifikimeve të Ligës së kampionëve. Nikoqir i tyre është kampioni i Azerbajxhanit, Karabahu.
"Pres edhe një ndeshje të rëndë. Karabahu është ekip cilësor. Ne do ta japim maksimumin dhe do të tentojmë të shënojmë gol. Në ndeshjen e parë rivali ynë ishte më i mirë, ndërsa ne golin e pranuam me gabimin tonë nga penaltia. Në ndeshjen kthyese duhet të jemi më agresivë dhe më shumë të mendojmë në sulm", tha trajneri i tetovarve, Jeton Beqiri.
Ndeshja Karabah - Shkëndija do të luhet nesër në Baku me fillim në ora 18:00. bsh/
Foto: Fejsbuk KF Shkëndija