• e martë, 24 dhjetor 2024

Benzinat shtrenjtohen për një, ndërsa dizeli për 2,5 denarë

Benzinat shtrenjtohen për një, ndërsa dizeli për 2,5 denarë

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Prej sonte në mesnatë, benzinat do të shtrenjtohen për një denar, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 2,5 denarë për një litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Do të rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit për 1,146 denarë për një kilogram.

Sipas KRRE-së, EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 88 denarë për një litër, EUROSUPER BS -98 do të kushtojë 90,50 denarë, EURODIZEL BS (D-E-V) 83,50 denarë, veji për djegie Ekstra i lehtë (EL-1) 83 denarë, përderisa mazuti do të jetë 47,304 denarë për një kilogram.

Me këtë Vendim të KRRE-së bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,19 për qind në krahasim me vendimin e datës 4.9.2023.

Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e kaluar shënojnë rritje në mesatare: te benzinat për 1,308 për qind, te dizeli për 3,641, te vaji ekstra i lehtë për 3,940 dhe te mazuti rritja është për 2,280  për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar në bazë të të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,705 për qind, bën të ditur KRRE. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR