Benzinat shtrenjtohen për një denarë, ndërsa dizeli për gjysmë denarë për litër
- Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 prej sonte në mesnatë rriten për një denatë për litër, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).
- Post By Sara Ademi
- 15:38, 8 korrik, 2024
Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 prej sonte në mesnatë rriten për një denatë për litër, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE).
Nga KRRE shtojnë se çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS, rritet për 0,626 denarë për një kilogram.
Prej sonte në mesnatë çmimet maksimale të derivateve të naftës do të arrijnë:
- Benzinë motorike - EUROSUPER BS - 95-84,00 (denarë/litër)
- Benzinë motorike - EUROSUPER BS - 98 - 86,00 (denarë/litër)
- Dizeli - EURODIZEL (D-E V) - 77,00 (denarë/litër)
- Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 75,50 (denarë/litër)
- Mazuti M-1 NS - 48,634 (denarë/kilogram)
Nga Komisioni bëjnë me dije se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 09.07.2024. Tregtarët me shumicë dhe me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund t'i formojnë çmimet e derivateve të veçanta të naftës dhe karburanteve për transport dhe më të ulëta nga çmimet e konfirmuara më të larta. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s