• e hënë, 23 dhjetor 2024

Benzinat lirohen, nafta shtrenjtohet

Benzinat lirohen, nafta shtrenjtohet

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli  shtrenjtohet për një denar për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin po bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.62 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 85 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 87 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 79.5 denarë, ndërsa vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 79 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së  për 0.76 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 45.791 denarë.

 Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen paraprake, shënojnë ulje mesatare te benzinat mesatarisht për 2.452 për qind, te dizeli ka rritje për 1,731 për qind, te Vaji ekstra i lehtë  për  2.06 për qind dhe te mazuti rritje  për 1.528 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen paraprake, është më i lartë për 0.512 për qind. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR