Benzinat më të lira për gjysmë denari, dizeli më shtrenjtë për po aq
- – Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa për po aq shtrenjtohet dizeli, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,55 për qind.
- Post By Fitore Curri
- 13:28, 24 nëntor, 2025
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) – Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa për po aq shtrenjtohet dizeli, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,55 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 е 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 73 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon dhe mbetet 69,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,756 denarë për kilogram ulet dhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 34,865 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzinat në mesatare për 1,335 për qind, te dizeli ka rritje për 1,379, ndërsa te vaji ekstra i lehtë për 0,51për qind, përderisa te mazuti ka ulje për 3,089 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në bazë të të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,0455 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s