• e mërkurë, 25 shtator 2024

Benzinat dhe dizeli u liruan për dy denarë

Benzinat dhe dizeli u liruan për dy denarë

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe  EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulen nga mesnata për 2,00 denarë për litër, kumtoi  Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 78,00 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 80,00 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 67,00 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 66,00 denarë për litër.

Për 1,455 denarë lirohet edhe Mazuti M-1 NS dhe një kilogramë do të kushtojë 39,620 denarë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR