Benzinat dhe dizeli shtrenjtohen për një denar
- Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (DE V), prej mbrëmë do të rriten për 1,000 denar për litër, kumtoi sot Komisioni rregulaltor për energjetikë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:40, 7 tetor, 2024
Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (DE V), prej mbrëmë do të rriten për 1,000 denar për litër, kumtoi sot Komisioni rregulaltor për energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 75,50 denarë, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 77,50, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 68,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 1,50 denarë dhe do të jetë 68,50 denarë për litër.
Për 1,108 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 NS, dhe një kilogram do të kushtojë 42,780 denarë. ab/
Foto: МIА