• e hënë, 20 maj 2024

Benzinat dhe dizeli mbeten me çmim të njëjtë, lirohet mazuti

Benzinat dhe dizeli mbeten me çmim të njëjtë, lirohet mazuti

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshohen, kumtoi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe menaxhim me mbeturina komunale (KRRE).

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,223 den/kg dhe tani është 44,609 denarë den/kg.

Prej mbrëmë në mesnatë çmimet maksimale të derivateve të naftës janë:

- Benzina EUROSUPER BS-95 - 86,00 den/litër

- Benzina EUROSUPER BS-98 - 88,00 dena/litër

- Derivatet dizel EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denar/litër)

- Vaji për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 74,00 (denarë/litër)

- Mazuti M-1 NS 44,609 (denarë/kilogram)

Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga 00:01 më 10 maj të vitit 2024. Tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe karburante për transport mund t'i formojnë çmimet e derivateve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport edhe më ulët se çmimet e konfirmuara më të larta. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR