• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Benzinat lirohen, dizeli shtrenjtohet

Benzinat lirohen, dizeli shtrenjtohet

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Benzina nga sonte në mesnatë do të jetë më lirë për gjysmë denarë për litër, ndërsa po aq do të rritet çmimi i karburantit dizel, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0.03 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 80 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 82 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 71, ndërsa vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 69 denarë.

Me vendimin e KRRE=së për 0,022 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit dhe do të jetë 41,007 denarë.

Siç informojnë nga KRRE, çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje mesatare: te benzinat për 0,465 për qind, te dizeli për 2,506 për qind, te vaji  ekstra për 2,274  për qind dhe te mazuti për 1.512 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen pararake  është më i ulët për 1,309 për qind. ls/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR