Benzema mund ta vazhdojë karrierën në PSZH
- Sulmuesi i Al Itihadit, Karim Benzema mund të kthehet në Evropë, transmeton "Sports Zone".
- Post By Fami Bajrami
- 14:46, 11 janar, 2024

Paris, 11 janar 2024 (MIA) - Sulmuesi i Al Itihadit, Karim Benzema mund të kthehet në Evropë, transmeton "Sports Zone".
Pari Sen -Zhermeni është i interesuar për futbollistin. Klubi mund të nënshkruajë me francezin në afatin kalimtar të dimrit. Parisienët po shqyrtojnë opsionin e huazimit deri në fund të sezonit aktual.
Kontrata e Benzemës me Al-Itihad është deri në vitin 2026.
Vlera e transferimit të Benzemës vlerësohet në 15 milionë euro.
Në sezonin vijues, francezi luajti 20 ndeshje, shënoi 12 gola dhe ishte krijuesi i pesë asistimeve.
Foto: EPA