• e hënë, 08 korrik 2024

Benzema ka rënë dakord me Realin për vazhdimin e kontratës

Benzema ka rënë dakord me Realin për vazhdimin e kontratës

Paris, 15 mars 2023 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të vazhdojë kontratën me klubin, publikoi "L'Ekip".

Sulmuesi 35-vjeçar ka arritur një marrëveshje verbale me “Mbretërit” për të vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2024. Kontrata e tij aktuale me klubin skadon në fund të sezonit.

Benzema luajti në 15 ndeshje në Primera këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë tre asistime

Reali sonte në ora 21 pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë Reali fitoi 5:2. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR