• e premte, 05 korrik 2024

Beni Shaqiri drejtor i ri i QKR-së

Beni Shaqiri drejtor i ri i QKR-së

Shkup, 22 janar 2023 (MIA) - Muzikanti Beni Shaqiri është emëruar drejtor i ri i Qendrës Kulturore Rinore (QKR), konfirmuan për MIA-n nga QKR. 

Nga QKR për MIA-n thonë se Beni Shaqiri është emëruar drejtor që nga 10 janari. 

"Qyteti e ka fshehur vendimin e Beni Shaqirit. Ai tani vjen në punë, dy kandidatët e tjerë kanë tetë ditë afat për ankesë, me këtë iu shkurtohet e drejta e ankesës", bëjnë të ditur nga QKR. 

Përveç Shaqirit, kandidaturat i dorëzuan edhe producenti dhe punëtori filmi Nikolla Madiq, bashkëshort i zëvendësministres së Drejtësisë, Viktoria Avramavoska - Madiq, dhe Vladimir Stojçevski, producent i diplomuar dhe profesor, magjistër i menaxhmentit të institucioneve publike. 

Shaqiri vjen në vendin e Nikolla Aleksov, detektiv i diplomuar, i cili ishte vendosur në funksion në janar pasi Arsovska e shkarkoi Vanço Bogoevin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR