• e premte, 05 dhjetor 2025

Belingemi do të operohet pas Kupës së botës për klube

Belingemi do të operohet pas Kupës së botës për klube

Madrid, 23 qershor 2025 (MIA) – Futbollisti i Real Madridit, Xhud Belingem, konfirmoi se do ta operojë shpatullën pas Kampionatit Botëror për Klube. 

“Arrita në një pikë ku dhimbja nuk ishte aq e fortë, por isha lodhur duke luajtur me dhimbje. Humba shumë peshë nga djersitja e tepërt dhe vendosa të bëja një operacion pas turneut. Prita gjatë dhe durimi im po më mbaronte, por fizioterapistët dhe mjekët ishin të shkëlqyer. Dua vetëm të ndihem i lirë", deklaroi Belingemi për “DAZN”.

Belingemi u shpall lojtar më i mirë i ndeshjes nga faza e grupeve të Kampionatit Botëror për Klubet kundër Paçukës (3:1). Ai e arriti golin e parë për spanjollët në këtë ndeshje. 

Në sezonin 2024/25, Belingemi shënoi 15 gola dhe bëri 14 asistime në 54 ndeshje. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR