Belingem vendosi rekord të klubit në Ligën e kampionëve
- Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem, mbrëmë shënoi gol në ndeshjen e xhiros së 5-të në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve kundër Napolit dhe vendosi rekord për klubin në këtë garë elitare.
- Post By Besnik Shuki
- 08:02, 30 nëntor, 2023

Madrid, 30 nëntor 2023 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingem, mbrëmë shënoi gol në ndeshjen e xhiros së 5-të në fazën e grupeve në Ligën e kampionëve kundër Napolit dhe vendosi rekord për klubin në këtë garë elitare.
Anglezi 20-vjeçar u bë lojtari i parë në historinë e Real Madridit, i cili ka shënuar gol në çdo prej katër ndeshjeve të tij të para në Ligën e kampionëve.
Reali i Madridit e mundi Napolin me rezultatin 4:2 dhe me 15 pikë maksimale është lider në grupin C të Ligës së kampionëve. bsh/
Foto: EPA