Belingem ka përsëritur arritjet e Xhubas dhe Mbapes në Ligën e kampionëve
- Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingen, ka bërë një asistim në ndeshjen kthyese nga 1/8 e finales së Ligës kampionëve me Lajpcingun (1:1).
- Post By Fami Bajrami
- 10:03, 7 mars, 2024

Madrid, 7 mars 2024 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Xhud Belingen, ka bërë një asistim në ndeshjen kthyese nga 1/8 e finales së Ligës kampionëve me Lajpcingun (1:1).
Futbollisti britanik ishte efekas në secilën prej gjashtë ndeshjeve të para për klubin e ri në Ligën e kampionëve - 4 gola dhe 4 asistime. Ai u bë lojtari i katërt me numra të tillë.
Belingem ka përsëritur arritjen e Artem Xhubës (6 gola dhe 2 asistime në tetë ndeshjet për Zenitin në sezonin 2015/2016), Kilian Mbape (4 gola dhe 3 asistime në tetë ndeshjet për PSZh-në në sezonin 2017/18) dhe Sebastien Aler (11 gola dhe 2 asistime në tetë ndeshjet për Ajaksin në sezonin 2021/22).
Reali Madrid siguroi kualifikimin në çerekfinale në Ligën e kampionëve. Kundërshtarin do ta kuptojë pas shortit më 15 mars. rq/bsh/
Foto: EPA