• e hënë, 23 dhjetor 2024

Belgjika në fund të NATO-s sipas përqindjes së ndarjes nga Buxheti për mbrojtje

Belgjika në fund të NATO-s sipas përqindjes së ndarjes nga Buxheti për mbrojtje

Bruksel, 5 janar 2024 (MIA) - Gjatë vitit 2023 Belgjika dedikoi 1,1 për qind nga Buxheti i vet shtetëror për nevojat e mbrojtjes, që e vendosë shtetin në vendin e parafundit sipas ndarjeve për nevojat e sektorit mbrojtës mes anëatreve të NATO-s.

Shteti më keq i ranguar se Belgjika mes 25 shteteve të përfshira me analizën e institutit hulumtues gjerman Ifo është vetëm Luksemburgu, i cili për nevojat e mbrojtjes vitin e kaluar ndau 0,7 për qind nga Buxheti i vet.

Në pajtim me kërkesat e NATO-s, vendet anëtare u obliguan t'i reduktojnë ndarjet për nevojat e mbrojtjes në së paku 2 për qind të mjeteve në buxhetet e tyre kombëtare.

Belgjika tani për tani është larg kësaj shkalle, por ministrja belge e Mbrojtjes, Ludivin Dedonder paralajmëroi plan për realizim të "qëllimit prej dy për qind" deri në vitin 2035.

Sipas planit, që e prezantoi Dedonder, tashmë këtë vit ndarjet nga Buxheti belg për mbrojtje janë rritur në 1,24 për qind, me atë që rritja pesë-përqindëshe do të vazhdonte në vitet e ardhshme dhe do tl arrinte 1,57 për qind deri në vitin 2030, ndërsa qëllimi i parashtruar prej dy për qind do të arrihej pesë vite më vonë.

Hulumtimi i institutit Ifo tregon se nga 25 vende të përfshira me analizë, vetëm 10 për qind e kanë arritur "qëllimin prej dy përqindëve". Në krye është Polonia, e cila vitin e kaluar për mbrojtje ndau 3,9 për qind nga Buxheti, para Greqisë me tre, Estonisë me 2,7, Finlandës dhe Lituanisë me 2,5 për qind, Rumanisë dhe Hungarisë nga 2,4, letonissë 2,3, Britanisë së Madhe 2,1 dhe Sllovakisë me dy për qind.

Nën pragun prej dy për qind janë Franca me 1,9 për qind ndarje nga buxheti për shpenzime të mbrojtjes, para Bullgarisë dhe Kroacisë me nga 1,8, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda me nga 1,7, Gjermania me 1,6, Italia, Portugalia dhe Çekia me nga 1,5, Sllovenia me 1,4, Spanja me 1,3, Belgjika me 1,1 dhe Luksemburgu me 0,7 për qind. Në nivel prej 1,4 për qind është Suedia, e cila është në procedurë anëtarësimi në NATO.

Me analizën e institutit Ifo nga anëtaret e NATO-s nuk janë përfshirë Maqedonia e Veriut, ndarjet e së cilës për mbrojtje vitin e kaluar ishin 1,85 për qind, si dhe Shqipëria, Islanda, Kanadaja, SHBA-ja, Turqia dhe Mali i Zi. ab/

Foto: Ministria belge e Mbrojtjes/а/Ifo

QËNDRONI TË LIDHUR