• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Sistemi elektroenergjetik më lehtë menaxhohet me kapacitete vendore pavarësisht nëse janë private apo shtetërore

Bekteshi: Sistemi elektroenergjetik më lehtë menaxhohet me kapacitete vendore pavarësisht nëse janë private apo shtetërore

Shkup, 19 shtator 2023 - Është i mirëseardhur çdo kapacitet energjetik që është në territorin e këtij vendi pa dallim nëse është investim privat apo shtetëror, sepse kontribuon në rritjen e kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

"Sistemi i energjisë elektrike nuk është më i vështirë për t'u menaxhuar kur ke kapacitete brenda vendit se sa kur nuk ke. Kur nuk i keni kapacitetet, je i varur nga vendet e tjera dhe nga rregulloret, si dhe nga ndalesat e mundshme që mund të vendosen", tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Theksoi se para dhjetë viteve kishte ndalesë të qarkullimit të energjisë elektrike nga ana e Bullgarisë për çka nuk mund të shfrytëzohej interkonektori.

"Nëse kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike është në shtëpi, një ndalesë e tillë nuk mund të ekzistojë dhe askush nuk mund të ndikojë në pavarësinë e sektorit të energjetik në vendin tonë. Në pjesën e sasive si obligim rregullohet me Ligjin për energjetikë dhe Qeveria në çdo seancë mund të marrë vendim që t'i detyrojë tregtarët të furnizojnë sasi të caktuara në tregun e brendshëm", thekson Bekteshi. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR