• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: për herë të parë pas tre dekadave do të jemi tërësisht të pavarur nga pjesa lindore lidhur me furnizimin me energjensa

Bekteshi: për herë të parë pas tre dekadave do të jemi tërësisht të pavarur nga pjesa lindore lidhur me furnizimin me energjensa

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, pasi, nga pavarësimi i shtetit e deri sot, për hetë të parë do të jemi tërësisht të pavarur nga pjesa lindore lidhur me furnizimin e energjensave, posaçërisht në pjesën e gazit natyror, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në diskutimin në panelin, "Investime në tranzicionin energjetik dhe infrastrukturën për ambient të shëndoshë jetësor dhe ardhmëri evropiane", që mbahet në kuadër të konferencës "Vit i mundësive evropiane", Bekteshi informoi se është në fazë përfundimtare dhe vendosje në funksion të tubacionit, i cili është ndërtuar më shumë se një dekadë, por i cili deri tani nuk punoi. Qëllimi i parë i tubacionit, përkujtoi Bekteshi, është dërgimi i naftës së papërpunuar, e tani, me ndryshimet e fundit të Ligjit për energjetikë, përmes tij do të mund të dërgohen edhe derivate tjera, duke përfshirë edhe dizelin.

"Porosia është se pas vitit 1991 e deri sot shteti i ynë ka qenë i varur nga pjesë lindore e furnizimit me energjensa. Nga ky vit e mëtej nuk do të jemi të varur nga asnjë shtet, vet do të vendosim në pajtim me parimet e konkurrencës dhe mundësisë shtesë në pjesën e furnizimit me energjensa, që do ta rrit sigurinë e shtetit tonë dhe do ta përshpejtojë integrimin në BE", tha Bekteshi.

Ai paralajmëroi se Platforma investuese për tranzicion të drejtë energjetik parashikon investim në infrastrukturë dhe lidhje me fqinjët, si dhe transformimin e kapaciteteve të vendit nga prodhimi konvencional të "energjisë së gjelbër".

"Në pjesën e derivateve fosile, kemi arritur që përmes negociatave me BE-në dhe palëve tjera ta tejkalojmë afatin nga viti 2030 deri 2040 që t'i orientojmë blloqet tanë, posaçërisht në KME Manastir dhe KME Osllomej, si dhe në CTE Negotinë, nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr, në gaz natyror, duke marrë parasysh se pas disa dekadave, fillojmë me ndërtimin e interkonektorit të ri, i cili do të mundësojë sigurimin e furnizimit me energjensa, por në përgjithësi edhe për shtetin, pasi deri në këtë moment ishim krejtësisht të varur nga një pikë hyrëse për furnizimin me gaz natyror - me Republikën e Bullgarisë, e cila, për fat të keq, deri vitin 2030 është marrë në koncesion nga 'Gazprom'", tha Bekteshi.

Sipas tij, MEPSO punon mjaftë mirë në pjesën e lidhjes së tregjeve me energji elektrike edhe me Kosovën edhe me Greqinë. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR