• e martë, 24 dhjetor 2024

Bekteshi: Nuk mund të ketë mungesë të naftës dhe derivateve të naftës

Bekteshi: Nuk mund të ketë mungesë të naftës dhe derivateve të naftës

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Politikë e Qeverisë është që t'i ndjek sanksionet të cilat i vendos Bashkimi Evropian për Rusinë, por mungesë të naftës dhe derivateve të naftës nuk mund të ketë pas vendimit më të ti të Komisionit Evropian që të ndalohet importi i karburantit dizel rus, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

 

 

"Vendimi për ndalimin e përdorimit të karburantit rus të naftës nuk do të ketë ndikim të madh në vend. Për sa i përket sanksioneve, e kemi thënë edhe më herët se është politikë e qeverisë që të ndjekë të gjitha sanksionet e sjella nga Komisioni Evropian dhe ndoshta kështu do të vazhdojmë", tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri.

 

Ai theksoi se presin që Ministria e Punëve të Jashtme t'i japë rekomandim Qeverisë për vendosjen e sanksioneve në bazë të vendimit të Komisionit Evropian.

 

 

"Ato 15 deri në 20 për qind mund të mbulohen nga burime të tjera furnizimi. Mungesa e naftës dhe derivateve të naftës nuk mund të ndodhë. Mirëpo, sa i përket rritjes së mundshme të çmimit, mund të them se çmimi i tyre është i bazuar në bursë, ndërsa Qeveria mund të ndikojë vetëm në akcizën, TVSH-në dhe detyrimet tjera", precizoi Bekteshi.

 

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator Energjetik, siç tha, në vitet e fundit në vend është përdorur jo më shumë se 20 për qind e naftës nga rafineritë ruse, kryesisht nga një kompani që ka kapital rus, ndërsa tjetra është importuar nga Hellenik Petroleum, që kryesisht përdor burime të tjera. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR