• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi me ftesë publike drejtuar Mickoskit për ta vizituar kompaninë e Shkumbin Ahmetit në Kërçovë

Bekteshi me ftesë publike drejtuar Mickoskit për ta vizituar kompaninë e Shkumbin Ahmetit në Kërçovë

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik bekteshi sot i bëri ftesë publike kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe së bashku me gazetarët të shkojnë ta vizitojnë kompaninë e djalit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Shkumbin Ahmeti dhe publikisht të prezantohen të gjitha dokumentet se çka ka punuar ndërmarrja e tij nga dita e themelimit deri në këtë moment.

Bekteshi potencoi se Shkumbin Ahmeti ka ndërmarrje private e cila merret me arkitekturë dhe kryesisht të gjitha projektet e tij janë për nevojat e kompanive të caktuara në Zvicër.

"Lidhur me thëniet e VMRO-DPMNE-së për djalin e Ahmetit, sot dëshiroj ta thërras publikisht zotëri Mickoskin në emrin tim personal dhe së bashku me mua, duke pasur paraasysh se edhe ai ka prejardhje nga Kërpova dhe Kërçova është qytet shumë i vogël, të gjithë njihemi mes veti, të shkojmë në Kërçovë ta vizitojmë zyren e zotirëi Shkumbin Ahmetit dhe para meidumeve së bashku me zotëri mickoskin të shohim se çka punon Shkumbin Ahmeti në pesë vitet e fundit. Ai ka ndërmarrje private e cila merret me arkitekturë dhe kryesisht të gjitha projektet e tij, mbi 99 për qind janë për Zvicër dhe ai bën vizatime për nevojat e disa kompanive të tjera të caktuara në Zvicër, e cila nuk ka kurfarë lidhje me Republikën e Maqedonisë, ndërkaq posaçërisht me institucionet të cilat kërkojnë shërbime të tilla", tha Bekteshi.

Nëse është i guximshëm për atë q[ e flet. theksoi bekteshi, prej sot, kur ai të ketë kohë, unë do ta adaptoj agjendën time me të tijën, të shkojmë në Kërpovë së bashku me mediumet në zyten e Shkumbin Ahmetit dhe publikisht do t'i prezantojmë të gjtiha dokumentet që ka punuar ndërmarrja e tij nga dita e themelimit, deri në këtë moment.

Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj nipit të Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, Bekteshi tha se të dy nënkryetarët e partisë TImço Mucunski dhe Vllado Misajllovski duhet të kenë më shumë informata, si është bërë zgjehdja e promovuesve ekonomik, sepse, siç theksoi, ata të dy atëherë ishin në funksione të larta qeveritare.

"Sa i përket Besian Ahmetit, ju bëj thirrje juve mediumeve por edhe dy nënkryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski dhe Vllado Misajllovski në kohën kur ai ishte zgjehdur promovues ekonomik i Republikës së Maqedonisë për vendet e Beneluksit njëri ka qenë minsitër i Transportit dhe Lidhjeve ndërsa tjetri zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ata me siguri do të duhej të kishin më shumë informata se si është bërë zgjedhja, sepse zgjedhja e promovuesve ekonomik bëhet duke i vizituar të gjitha institucionet, prëfshirë edhe MSHIA-n dhe ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ku merren edhe nënshkrime nga kompetentët me qëllim që të bëhen promovues ekonomik. Me të vërtetë pres nga VMRO-DPMNE të mos krijojnë lajme të rrejshme. Por, konkretisht dhe në praktikë së bashku me gazetarët të shkojmë dhe të shohim cila është e vërteta", tha Bekteshi. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR