• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Industria e qumështit të mos bëjë presion ndaj kooperativave që të ulet çmimi i qumështit të papërpunuar të cilin e shesin bujqit

Bekteshi: Industria e qumështit të mos bëjë presion ndaj kooperativave që të ulet çmimi i qumështit të papërpunuar të cilin e shesin bujqit

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se pret që të gjitha kompanitë e përfshira me ngrirjen e çmimeve të pastave dhe produkteve të qumështit ta respektojnë vendimin dhe t'i ulin çmimet e produkteve siç është paraparë. Në të kundërtën, paralajmëroi, do të vijojnë vendime të reja.

Bekteshi veçanërisht u bëri thirrje firmave nga industria e qumështit - të mos bëjnë presion ndaj kooperativave që ato t'i ulin çmimet e bujqve të cilët shesin qumësht të papërpunuar. 

Siç theksoi ministri, janë bërë analiza precize. Hapësirë për ulje të çmimeve ka, pa pasur kompanitë humbje.

Идната недела ќе се направат анализи и ќе се утврди дали ќе бидат замрзнати цените и на шеќерот, јацата и оризот, рече денеска министерот за економија Крешник Бектеши.

 

"Pres që nga 16 marsi të gjithë të veprojnë sipas këtij vendimi. Të gjithë deri atëherë duhet t'i ulin çmimet, ndërsa ne deri në fund të javës së ardhshme do t'i analizojmë në hollësi edhe produktet e tjera. Nëse nuk vërehet ulje e çmimeve, do të vijojnë vendime të reja. Ky nuk është kërcënim, por sjellje me përgjegjësi e Qeverisë në kohë të krizës dhe prandaj presim mbështetje të plotë dhe solidaritet nga biznesmenët që kriza të mos jetë në barrën e konsumatorëve. Produktet e qumështit janë me marzhë 10 për qind që nënkupton se 20 për qind ka pasur hapësirë në përcaktimin e çmimeve dhe të produkteve vendore dhe të importuara, ndërsa ne vendosëm gjysmën e asaj hapësire ta ulim në 10 për qind, të ulen fitimet e tyre, dhe të mos i lëmë të hutuar dhe të kenë humbje", tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri pasi bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski njoftuan se ngrihen çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit.

Ai sqaroi edhe pse është marrë vendimi për pastat, veçanërisht duke folur për makaronat të cilat 100 për qind importohen sepse nuk prodhohen në vend.

"Në pjesën e makaronave është bërë analizë e hollësishme. Me taksat aktuale doganore çmimi i makaronave të cilat mbulojnë më shumë se 70 për qind të tregut do të ishte 49,3 denarë. Tani, me vendimin më të ri, ky çmim duhet të jetë maksimum 41,8 denarë ose për shtatë, tetë deri nëntë denarë ulje e drejtpëdrejtë vetëm nga heqja e taksave doganore, por presim që çmimet të shkojnë edhe disa denarë më poshtë për shkak të marzhave të përcaktuara. Vendimi hynë në fuqi nga 16 marsi, nga java e ardhshme, që tu jepet hapësirë të gjitha kompanive dhe transportuesve që t'i ndryshojnë të gjitha marrëveshjet me kooperativat dhe tregtarët me pakicë", theksoi ministri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR