• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Do të propozojmë ngrirje të çmimeve të perimeve dhe frutave

Bekteshi: Do të propozojmë ngrirje të çmimeve të perimeve dhe frutave

Tetovë, 1 prill 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë bëri analiza dhe do t'i parashtrojë propozim vendim Qeverisë në mbledhjen e ardhshme të caktojë ngrirje të çmimeve të perimeve dhe frutave, paralajmëroi ministri Kreshnik Bekteshi. Ai tha se do të përfshihen mbi dhjetë prodhime.

"Dje gjatë ditës kanë prëfunduar të gjitha analizat në Ministrinë e Ekonomisë në pajtim me të dhënat e marra nga ana e Drejtorisë së doganave, ndërsa njëherit edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave lidhur me ngrirjen e çmimeve apo caktimin e çmimeve më të larta në pjesën e perimeve dhe frutave dhe ajo gjithsesi se është bërë në dakordim edhe me MBPEU-së. Do të përfshihen mbi dhjetë prodhime të frutave dhe perimeve duke i pasur parasysh të dhënat për muajin mars, ku për fat të keq është konstatuar se disa ttregtarë të këtyre llojeve të prodhimeve kanë pasur marzhe të mëdha që kanë tejkaluar 100 - 200 për qind për prodhime të caktuara", tha Kreshnik Bekteshi nga Tetova.

Ai tha se tregtia për fruta dhe perime bëhet në mënyrë tjetër nga prodhimet e tjera për shkak se afati i tyre është shumë më i shlurtë dhe çdoherë marzha është më e madhe, por nuk mund të jetë 150-200 për qind.

"Lidhur me prodhimet e tjera, ne tashmë i kemi publikuar të gjitha analizat, me siguri në Qeveri do të mbajmë edhe konferencë për shtyp ku përmes prezantimit, përmes tabelave do ta informojmë opinionin në pjesën e çmimit mesatar që ishte posaçërisht në muajin mars, ndërsa qytetarët, meqenëse e dinë se cilat janë çmimet, vetë mund të bëjnë krahasime dhe atë që do ta themi ne për frutat dhe perimet është konstatuar", tha Bekteshi.

Ai vlerësoi se nga fundi i prillit apo fillim të majit do të rritet prodhimi vendor dhe kjo, siç shtoi, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve. Porositi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në baza ditore i ndjekë të gjitha ngjarjet në pjesën e çmimeve. ab/

foto/MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR