• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bekteshi: Çmimet e letrës higjienike, pecetave, pecetave të lagura, pelenave janë ngrirë dhe ulen për 13%

Bekteshi: Çmimet e letrës higjienike, pecetave, pecetave të lagura, pelenave janë ngrirë dhe ulen për 13%

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme do të miratojë Vendim me të cilin do të përcaktohen çmimet më të larta me pakicë të produkteve higjienike.

Sipas vendimit, përcaktohen çmimet më të larta të letrës higjienike, pecetave të lagura, pelenave për fëmijë dhe të rritur dhe pecetave higjienike që janë aplikuar më 20 mars në tregtinë me pakicë, çmimet e të cilave janë ulur me 13 për qind.

“Ky vendim është marrë sipas analizave të bëra në Ministrinë e Ekonomisë, duke marrë parasysh të dhënat nga Drejtoria e doganave. Në pjesën e letrës higjienike çmimet e letrës higjienike varionin nga 94,8 denarë deri në 343,3 denarë, nga 1 mars deri më 24 mars 2023 çmimi varion nga 94,8 denarë deri në 205 denarë, ndërsa me TVSH të llogaritur nga 11 denarë deri në 241 denarë, kurse 85 për qind e letrës higjienike importohet. Çmimi i pecetave të lagura është 94,6 denarë në janar, 94,5 denarë në shkurt dhe 83,2 denarë në mars 2023. Taksa e rregullt doganore është 6 për qind. Pelenat për fëmijë dhe të rritur variojnë nga 36 denarë për copë deri në 1600 denarë për paketë, ndërsa pamponat higjienike variojnë nga 27,9 deri në 63,56 denarë për copë. Taksa e rregullt doganore është 6 për qind”, tha ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se vendimi për peceta higjienike është marrë kryesisht për shkak se Ligji për uljen e TVSH-së për këto produkte ende nuk është miratuar në Kuvend.

“Duke pasur parasysh se fatkeqësisht në procedurën parlamentare nga dhjetori i vitit të kaluar ka një zgjidhje ligjore që këto produkte të ulin TVSH-në nga 18 në 5 për qind, por kjo zgjidhje ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni për Financim dhe Buxhet në Parlament”, tha ministri Bekteshi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të zbatohet deri më 31 maj të vitit 2023.

Në pyetjen e gazetarve ai theksoi se Qeveria do të marrë vendime për ngrirjen e çmimeve për aq kohë sa ka nevojë.

"Këto vendime janë të vlefshme deri më 31 maj, por mund të zgjaten, por zgjidhja më e mirë është miratimi i propozimit në pjesën e ligjit për TVSH-në nga Kuvendi. Kështu do të kemi një zgjidhje sistematike dhe afatgjatë në fushën e produkteve ushqimore bazë dhe produkteve higjienike", thekson Bekteshi. mb/

Foto: Ministria e Ekonomisë

QËNDRONI TË LIDHUR