• e diel, 22 dhjetor 2024

Bekir Izetbegoviq u mor në pyetje në SIPA për shkaktim të mosdurimit nacional dhe fetar

Bekir Izetbegoviq u mor në pyetje në SIPA për shkaktim të mosdurimit nacional dhe fetar

Sarajevë, 28 maj 2024 (MIA) - Lideri i Partisë boshnjake për aksion demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq sot u mor në pyetje në hapësirat e Agjencisë për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në Sarajevë pas padisë penale kundër tij për nxitje të mosdurimit nacional, fetar dhe racor.

Izetbegoviq pas seancës tha se në paraqitjet e tij nuk ka absolutisht diçka që mund të ndërlidhet me nxitje të urrejtjes nacionale dhe fetare,ndërkaq avokatja e tij shtoi se kanë kërkuar tekst integral nga i cili, siç theksoi, janë nxjerrë fjalitë për të cilat është parashtruar padia.

Avokatja e liderit të SDA-së shtoi se klienti i saj nuk do të mbrohet me heshtje dhe se, siç tha, do të thotë çkado që mendon, transmetuan mediumet federale.

Pas padisë penale të kryetarit të Partisë republikane kroate, Sllaven Raguzha dje në SIPA u dëgjuan edhe drejtori i Qendrës memoriale në Srebrenicë, Emir Suljagiq dhe Reuf Bajroviq. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR