BE-ja u bëri thirrje partive politike në Kosovë ta respektojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese për konstituimin të Kuvendit
- Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë u bëri thirrje partive politike në Kuvendin e Kosovës "tërësisht" t'i përmbahen aktvendimit të sotëm të Gjykatës kushtetuese për konstituimin e Parlamentit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:03, 8 gusht, 2025
Prishtinë, 8 gusht 2025 (MIA) - Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë u bëri thirrje partive politike në Kuvendin e Kosovës "tërësisht" t'i përmbahen aktvendimit të sotëm të Gjykatës kushtetuese për konstituimin e Parlamentit.
Në kumtimin në rrjetet sociale, Zyra e BE-së u bëri thirrje partive të angazhohen për të gjetur kompromis dhe të formojnë institucione "sa më parë".
"BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Tashmë nuk ka kohë për të humbur në bllokadën politike", ceket në përgjigje. ab/