BE-ja siguroi një pako ndihmë për Egjiptin në vlerë prej 7,3 miliardë euro
- Bashkimi Evropian sot kumtoi se ka siguruar një pako ndihmë prej tetë miliardë dollarë (7,3 miliardë euro) për Egjiptin.

Kajro, 17 mars 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot kumtoi se ka siguruar një pako ndihmë prej tetë miliardë dollarë (7,3 miliardë euro) për Egjiptin.
Është parashikuar që nënshkrimi i pakos së ndihmës të bëhet gjatë vizitës së kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe liderëve të Belgjikës, Italisë, Austrisë, Qipros dhe Greqisë, thuhet në kumtesën e përfaqësuesve shtetëror egjiptian.
Pakoja për ndihmë përfshin grante dhe kredi për tre vitet e ardhshme për vendin më të populluar në botën arave, sipas pretendimeve të Misionit të Bashkimit Evropian në Kajro. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s