• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja përgatit ndihmë shtesë humanitare për Afganistanin

BE-ja përgatit ndihmë shtesë humanitare për Afganistanin

Bruksel, 11 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian, për shkak të situatës së përkeqësuar humanitare në Afganistan, do t'i sigurojë vendit ndihmë shtesë financiare, njoftoi DPA.

Rreth 125 milionë euro do t'u ndahen organizatave humanitare në Afganistan, që të pengohet rreziku nga uria., publikoi KE-ja.

Ndihma fillimisht do të përdoret për sigurimin e ushqimit, strehimit, mbrojtjes shëndetësore dhe qasjes deri te uji dhe kushtet sanitare.

Siç thuhet, Afganistanit do t'i sigurohen edhe 11 milionë euro. Ato do të dedikohen për refugjatët afganë dhe për përgatitje të autoriteteve për ballafaqim me katastrofa. Rreth 10 milionë euro janë paraparë edhe për organizata humanitare në Iran, duke përfshirë edhe kujdes për refugjatët afganë.

KE-ja siguron ndihmë humanitare për Afganistanin nga viti 1994, me vlerë të përgjithshme prej rreth 1,8 miliardë euro deri tani. Vitin e kaluar janë ndarë rreth 160 milionë euro ndihmë. Situata në Afganistan u shndërrua në një nga krizat më të rënda humanitare në botë.

Sipas të dhënave të KE-së, pothuaj 24 milionë njerëz në Afganistan varen nga ndihmat. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR