BE-ja për ty me konferencë për promovimin e të drejtave të fëmijës për pjesëmarrje dhe përfshirje demokratike
- Me rastin e 25-vjetorit të zyres së Avokatit të popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Delegacioni i BE-së në bashkëpunim me organizatat partnere Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi", Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" dhe Qendra për kujdes familjar për fëmijët KMOP Shkup, si dhe Zyra e Avokatit të popullit sot në Shkup në konferencë do ta informojnë opinionin për nismat për avancim të të drejtave të fëmijëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:17, 5 qershor, 2023
Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Me rastin e 25-vjetorit të zyres së Avokatit të popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Delegacioni i BE-së në bashkëpunim me organizatat partnere Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi", Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" dhe Qendra për kujdes familjar për fëmijët KMOP Shkup, si dhe Zyra e Avokatit të popullit sot në Shkup në konferencë do ta informojnë opinionin për nismat për avancim të të drejtave të fëmijëve.
Konferencën, siç kumtuan nga Delegacioni i BE-së, do ta hapin ambasadori Gir i cili do të flasë për mbështetjen nga BE-ja për krijim të hapësirës për të drejtat e fëmijëve, dhe avokati i popullit Ziberi i cili do të përkujtojë 25 vite punë të zyres së Avokatit të popullit për mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Në panel debatin, përfaqësuesit e të gjitha organizatave të përfshira do të flasin për aspekte të ndryshme të gjendjes me të drejtat e fëmijëve në vend.
Vaska Bajramovska-Mustafa, udhëheqëse e Sektorit për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve pranë Zyres së Avokatit të popullit do ta sqarojë rolin e Avokatit të popullit në mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve. Suzana Kiranxhiska, drejtoreshë e Fondacionit "Hap pas hapi" do të flasë për atë çka shkollat mund të bëjnë për ta parandaluar dhunën dhe t'i promovojnë të drejtat e fëmijëve, përderisa Dragi Zmijanac, kryetar i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë "Megjashi" do të përqendrohet në atë përse vetëqeverisjet lokale janë kyçe për avancimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendim-marrje dhe krijim të politikave.
Kristina Vasileska, drejtoreshë e Qendrës për kujdes familjar dhe të fëmijës KMOP Shkup, do të flasë për aspektin si mund të krijojmë mjedis mundësues për gëzimin e plotë të të drejtave të fëmijës. Dimitar Georgiev, nxënës nga shkolla e mesme "Georgi Dimitrov" nga Shkupi, do ta ndajë perspektivën e fëmijëve dhe të rinjve për rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.
Krahas kryetarëve të pranishëm të komunave dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjeve lokale nga Dibra, Gostivari, Kisella Voda, Velesi dhe Vinica, si dhe drejtorë dhe përfaqësues të tjerë të shkollave partnere, në debat do të marrin pjesë nxënës nga disa shkolla të mesme të Shkupit. ab/
Foto: MIA Arkivi