• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja nuk është e shqetësuar për rënien e koalicionit qeveritar në Berlin

BE-ja nuk është e shqetësuar për rënien e koalicionit qeveritar në Berlin

Budapest, 7 nëntor 2024 (MIA) – Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian nuk janë shumë të shqetësuar për rënien e qeverisë së koalicionit gjerman dhe mundësisë për zgjedhje të parakohshme në shtetin më të madh anëtare të bllokut, njofton DPA.

"Në vendet demokratike kemi zgjedhje", tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen me të mbërritur në takimin e liderëve evropianë në Budapest.

"Kjo është demokracia", tha kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Mecola në Budapest më një ton të ngjashëm.

Megjithatë, ajo i kërkoi Berlinit të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e tjera të mëdha të BE-së edhe krahas zhvillimeve politike në vend.

“Pa një Gjermani të fortë, nuk mund të kemi Evropë të fortë", tha ajo.

"Ky është një debat politik demokratik. Ne nuk kemi frikë nga institucionet demokratike, përkundrazi", tha kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel. 

Foto: Lajen në X skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR