• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja ndau 68 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për palestinezët

BE-ja ndau 68 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për palestinezët

Bruksel, 26 prill 2024 (MIA) - BE-ja solli vendim që të ndajë 68 milionë euro ndihmë për palestinezët me qëllim të përballjes me krizën e vështirë humanitare në Gazë dhe me rritjen e vazhdueshme të nevojave të civilëve në teren, njoftoi Komisioni Evropian. 

Sipas eurokomisarit për përballje me kriza, Janez Lenarçiç, në Gazë ndodh katastrofë e vërtetë humanitare e cila përfaqëson rrezik ekstrem që mund të sjellë palestinezët në gjendje kritike. 

"Bilanci dramatik i viktimave dhe të plagosurve mes civilëve, prej të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë, shkatërrimi i infrastrukturave vitale dhe urisë së ardhshme në Gazë duhet të jenë alarm për zgjim për gjithë bashkësinë ndërkombëtare", theksoi Lenarçiç. 

Sipas tij, civilët nuk duhet të jenë ata që e paguajnë çmimin e konflikteve. 

"Palestinezët nuk munden të presin më që të arrijë ndihmë e rëndësishme, Izraeli duhet të bëjë më shumë që të shmanget katastrofa e mëtutjeshme njerëzore. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare është më i rëndësishëm, konkludoi eurokomisari Lenarçiç.

Kjo ndihmë humanitare shtesë do të shpërndahet përmes organizatave partnere të BE-së të cilat tashmë u ndihmojmë palestinezëve në Gazë dhe në gjithë rajonin. Ndihma fillimisht është e dedikuar për përmbushjen e nevojave për ushqim dhe ujë, mbrojtje shëndetësore, sanitari dhe objekte për akomodim. 

Me këto 68 milionë euro ndihma e përgjithshme humanitare të cilën e siguroi BE-ja për palestinezët në Gazë dhe në gjithë rajonin në vitin 2024 arriti 193 milionë euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR