"BE-ja me TY" në Krushevë
- Euroambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë komunën e Krushevës. Kjo është e shtata nga seria e vizitave komunale pas hapjes së negociatave inkuadruese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në korrik të vitit 2022.
- Post By Sara Ademi
- 07:55, 26 maj, 2023

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir sot do ta vizitojë komunën e Krushevës. Kjo është e shtata nga seria e vizitave komunale pas hapjes së negociatave inkuadruese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në korrik të vitit 2022.
Qëllimi i këtyre vizitave siç informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, është të prezantohen hapat e rinj në procesin e negociatave inkuadruese me BE-në dhe ndikimi i tyre ndaj përditshmërisë së qytetarëve.
Gjatë qëndrimit në Krushevë, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e komunës së Krushevës, Tome Hristoski, me anëtarët e Këshillit të komunës dhe me përfaqësues të organizatave civile.
Ai do të marrë pjesë edhe në prezantimin e projektit "Krusheva dhe Elbasani - destinacioni turistik i njohur ndërkufitar" në qendrën për paraglinding në Krushevë dhe do të marrë pjesë në kafe-debatin me qytetarët në të cilën do të përgjigjet në çështjet e lidhura me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në orët e mbrëmjes, ambasadori Gir do të marrë pjesë në hapjen e manifestimit "Krusheva - qyteti i Kulturës 2023" para përmendores Makedonium. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s