• e martë, 26 nëntor 2024

BE-ja me ambicie për t'u bërë lider global në trajtimet me radioizotope mjekësore

BE-ja me ambicie për t'u bërë lider global në trajtimet me radioizotope mjekësore

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot miratoi konkludime për furnizim me radioizotope mjekësore, të cilat luajnë rol jetësor në diagnostikimin e kancerit, konstatimin e gjendjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera dhe gjithnjë e mët epër shfrytëzohen për trajtim të kancerit, ndërkaq me qëllim që të ruhen autonomia dhe lidershipi global të Evropës në këtë fushë.

Furnizimi me radioizotope dhe një prej prioriteteve të kryesimit belg me BE-në, si reflektim i përkushtimit të Unionit dhe të vendeve anëtare t'u sigurojnë qytetarëve nivel i lartë i mbrojtjes shëndetësore me rol të theksuar të radioizotopeve për diagnostikë mjekësore dhe terapi dhe përdorim të shtuar të prodhimeve terapeutike radiofarmaceutike.

Këshilli i BE-së njëherit u bëri thirrje Komisionit evropian, Agjencisë për furnizim të Euroatomit dhe vendeve anëtare, si dhe industrinë në këtë fushë të vazhdojnë me përpjekjet për sigurim të furnizimit të sigurt me materiale burimore për prodhim të radioizotopeve.

Lidhur me miratimin e konkludimeve ministrja belge e Energjetikës, Tine Van der Straten theksoi se çdo vit rreth 10 milionë procedura  për diagnozë apo trajtim të sëmundjeve të zemrës, neurologjike dhe kancerogjene në Evropë bazohen në radioizotope, që e imponon nevojën për autonomi në mjekësinë bërthamore si çështje të ruajtjes së jetëve njerëzore.

Këshilli evropian në vitin 2019 i bëri thirrje Eurokomisionit të zhvillojë plan aksioni për teknologjitë joenergjetike bërthamore dhe radiologjike dhe radioizotopet mjekësore. pas kësaj, në vitin 2021 KE-ja e miratoi Agjendën strategjike për aplikime mjekësore për rrezatim jonizues (SAMIRA), si plan gjithpërfshirës maksioni për mbështetje të shfrytëzimit të sigurt, të cilësisë së lartë dhe të besueshëm të teknologjisë radiologjike dhe bërthamore në shëndetësi, me qëllim që të jenë kontribut shtesë i Planit evropian për mposhtje të kancerit. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR