BE-ja mbështet Planin e Trampit për Gazën, por kërkon respektim të së drejtës ndërkombëtare
- BE mbështet parimet e Planit për Gazën të presidentit amerikan, Donald Tramp për çarmatosjen e Hamasit, pa rolin e tij në qeverisjen e ardhshme të Rripit për të eliminuar çdo kërcënim ndaj Izraelit dhe popullin e tij dhe se Gaza nuk do të okupohet dhe palestinezët nuk do të zhvendosen.
- Post By Fami Bajrami
- 07:32, 3 tetor, 2025
Bruksel, 3 tetor 2025 (MIA) - BE mbështet parimet e Planit për Gazën të presidentit amerikan, Donald Tramp për çarmatosjen e Hamasit, pa rolin e tij në qeverisjen e ardhshme të Rripit për të eliminuar çdo kërcënim ndaj Izraelit dhe popullin e tij dhe se Gaza nuk do të okupohet dhe palestinezët nuk do të zhvendosen.
Kjo theksohet në deklaratën e Përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas në emër të Bashkimit Evropian mbi Planin amerikan për Gazën, duke theksuar se zbatimi i tij duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë edhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.
"BE-ja përshëndet angazhimin e presidentit Tramp për t'i dhënë fund luftës në Gazë e cila ofron një rrugëdalje nga ky konflikt shkatërrues, duke siguruar armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve dhe duke garantuar ofrimin e ndihmës së plotë humanitare për Rripin e Gazës, me një rol qendror për KB-në dhe agjencitë e saj, si elemente që kanë qenë prej kohësh prioritete kryesore të BE-së", thuhet në deklaratë.
Sipas Kallasit, këto angazhime të Planit duhet të hapin rrugën drejt paqes së qëndrueshme dhe të qëndrueshme dhe drejt një perspektive politike për shtetësinë palestineze bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe parimet e miratuara nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të KB-së.
"Falë angazhimit të saj të vazhdueshëm ndaj popullit palestinez dhe mbështetjes së saj për integrimin rajonal dhe Administratës së reformuar palestineze, veçanërisht në prag të kthimit të tij në Gazë, BE-ja është e gatshme të japë kontribut të vlefshëm në këtë Plan përmes mjeteve të ndryshme që ka në dispozicion. Jemi të gatshëm të angazhohemi me partnerët rajonal për të punuar së bashku në hapat e ardhshëm", theksohet në deklaratë.
Kallas më tej thekson se BE-ja mirëpret vendimin e Izraelit për të mbështetur Planin dhe njëherësh i bën thirrje Hamasit ta bëjë të njëjtën, të lirojë të gjithë pengjet tjera dhe të dorëzojë armët.
Foto: arkivi i MIA-s