• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja ka rënë dakord me ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale

BE-ja ka rënë dakord me ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale

Bruksel, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë rregulla më të rrepta për përdorimin e ardhshëm të inteligjencës artificiale (IA), raportoi DPA.

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së ranë dakord mbi  ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale në Bruksel dje në mbrëmje pas negociatave të gjata, në atë që Parlamenti e përshkroi si ligji i parë në botë i këtij lloji.

Komisioni Evropian e propozoi ligjin në prill të vitit 2021. Prandaj, sistemet e inteligjencës artificiale duhet të kategorizohen në grupe të ndryshme rreziku.

Sa më të mëdha të jenë rreziqet e mundshme të aplikimit, aq më të larta duhet të jenë kërkesat. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR