• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja i vazhdoi sanksionet kundër përgjegjësve për minimin e Moldavisë dhe Mjanmarit

BE-ja i vazhdoi sanksionet kundër përgjegjësve për minimin e Moldavisë dhe Mjanmarit

Bruksel, 27 prill 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së solli vendim për vazhdimin për një javë të regjimeve të masave restriktive ndaj personave fizikë dhe juridikë përgjegjës për aktivitete të drejtuara ndaj destabilizimit, minimit ose rrezikimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Moldavisë dhe ndaj minimit të demokracisë dhe shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Mjanmar.

Sanksionet lidhur me Moldavinë, me të cilat për momentin janë përfshirë 11 persona fizikë dhe një subjekt, janë vazhduar deri më 29 prill të vitit 2025. Masat restriktive lidhur me Mjanmarin, të cilat janë vazhduar deri më 30 prill të vitit 2025, për momentin vlejnë për gjithsej 103 persona fizikë dhe 21 subjekte. 

Personave fizikë dhe personave juridikë të përfshirë me sanksionet u ngrihet prona edhe subjekteve të BE-së u ndalohet që direkt dhe indirekt tu dorëzojnë mjete në dispozicion ose tu mundësojnë qasje në burimet ekonomike. Gjithashtu individëve të nënshtruar në sanksione u ndalohet hyrja dhe tranziti në territorin e BE-së. 

Sanksionet ndaj Mianmarit vendosin gjithashtu një embargo ndaj eksportit të armëve, pajisjeve të monitorimit të komunikimit që mund të përdoren për represion të brendshëm dhe mallrave me përdorim të dyfishtë për ushtrinë dhe policinë kufitare të Mianmarit, si dhe ndalimin e trajnimit ushtarak dhe bashkëpunimit me forcat e armatosura në terren. Masat kufizuese ngrijnë gjithashtu ndihmën financiare dhe mbështetjen e BE-së për juntën ushtarake të Mianmarit, e cila mund të shihet si legjitimim i saj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR