• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja i vazhdoi sanksionet e vendosura për shkak të aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë edhe për një vit

BE-ja i vazhdoi sanksionet e vendosura për shkak të aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë edhe për një vit

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot solli vendim për vazhdim të sanksioneve të vendosura si përgjigje ndaj aneksimit ilegal të krimesë dhe qytetit Sevastopol nga ana e Rusisë deri më 23 qershor të vitit 2025, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Masa restriktive ndaj Rusisë lidhur me anektimin për herë të par u vendosën në qershor të vitit 2014 dhe ato prëfshijnë ndalesë importi në BE të prodhimeve të cilat vijnë nga Krimea apo Sevastopoli, si dhe për investime infrastrukturore apo financiare dhe shërbime turistike në këto territore.

Më tutje, me sanksionet ndalohet eksporti i i disa mallrave të caktuara dhe teknologjive nga BE-ja drejt Krimesë, të cilat mund të prëdoren në sektorin e transportit, telekomunikimeve dhe atë energjetik apo për hulumtim dhe prodhim të naftës, gazit dhe resurseve minerale.

"BE-ja nuk e njeh dhe më tej e dënon anektimin ilegal të Krimesë dhe Sevastopolit nga ana e Federatës ruse si shkelja e sëd rejtës ndërkombëtare. Nga viti 2022, Rusia plotësisht e shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës me luftën e saj agresive dhe të paarsyeshme kundër Ukrainës. BE-ja mbetet fuqisshëm në përkushtimin e vet ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kuadër të kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe të drejtës së saj të lindur për vetëmbrojtje nga agresioni rus dhe e përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të politikës së saj për mosnjohje", shtohet në kumtesën e Këshillit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR