• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja i shqiptoi Greqisë gjobë prej pothuajse 400 milionë euro për shkak të keqpërdorimeve me subvencionet bujqësore

BE-ja i shqiptoi Greqisë gjobë prej pothuajse 400 milionë euro për shkak të keqpërdorimeve me subvencionet bujqësore

Athinë, 17 qershor 2025 (MIA) - Komisioni Evropia e ka gjobitur Greqinë me 392 milionë euro për shkak të keqmenaxhimit të subvencioneve bujqësore evropiane në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023, raporton gazeta "Katimerini". Pjesa më e madhe e gjobës është për shkak të mbikëqyrjes së pamjaftueshme të Organizatës greke për pagesën dhe kontrollin e subvencioneve evropiane (OPEKEPE), e cila u shfuqizua në fund të muajit maj pas një skandali të madh korrupsioni.

KE-ja në shpjegimin e saj thekson se Greqia ka shkelur legjislacionin evropian në lidhje me financimin e Politikës së përbashkët bujqësore. Sipas Komisionit, problemi është sistemik dhe për vite me radhë nuk ka pasur mbikëqyrje dhe funksionim të duhur të sistemit të menaxhimit të subvencioneve.

Gazeta thekson se dënimi me shumë gjasa do të paguhet nga buxheti shtetërorë, sepse përndryshe subvencionet për fermerët do të duhej të uleshin, gjë që do të ishte politikisht e papranueshme.

Në vitin 2025, Greqia pritej të merrte rreth 1.9 miliardë euro në subvencione të drejtpërdrejta nga BE-ja, por tani kjo shumë do të ulet për 392 milionë euro për shkak të pagesave të parregullta. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR