• e diel, 22 dhjetor 2024

BE-ja i ka shkrirë mjetet për palestinezët

BE-ja i ka shkrirë mjetet për palestinezët

4 mars 2024

Dojçe vele

Komisioni i BE-së ka pezulluar pagesat për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Palestinezët (UNRWA) për një muaj pasi qeveria izraelite akuzoi dymbëdhjetë punonjës të saj për bashkëpunim me radikalët islamikë Hamas.

Hamasi, të cilin BE-ja gjithashtu e klasifikon si një organizatë terroriste, e sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe ka marrë rreth 250 pengje.

Sulmi terrorist shkaktoi një operacion të madh ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, në të cilin, siç theksohet, e kanë humbur jetën më shumë se 30.000 civilë palestinezë. Hamasi refuzon të heqë dorë nga lufta e armatosur kundër ushtarëve izraelitë dhe të lirojë pengjet e rrëmbyer në Gazë.

Fillimisht 50 milionë, pastaj 32 milionë euro të tjera

Nga kjo javë (4 mars 2024), pagesat e BE-së për UNRVA-n do të vazhdojn. Fillimisht do të transferohen 50 milionë euro, ndërsa gjatë vitit do të vijojnë edhe 32 milionë tjera në dy këste.

Pas negociatave të gjata, UNRVA më parë ra dakord me kushtet e BE-së për pagesën e mjeteve. Departamenti për auditim të brendshëm i OKB-së do të kryejë hetim mbi akuzat kundër stafit. BE-ja gjithashtu do të realizojë hetim me ekspertët e vet.

Në një shkëmbim letrash me Komisionin e BE-së, kreu i UNRVA-s, Filipe Lazarini tha se organizata e tij nuk është e përfshirë në krimet terroriste të Hamasit dhe se të gjithë 13,000 punëtorët që kishin punuar në Rripin e Gazës deri më tani do të rishikoheshin.

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh po harton rekomandime për UNRVA-n për të parandaluar bashkëpunimin e mundshëm me Hamasin.

Në takimin me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së më 12 shkurt, Lazarini u ankua se Izraeli nuk kishte ofruar asnjë provë për përfshirjen e punëtorëve të agjencisë në akte terroriste. Më pas, ministrat e Punëve të Jashtme pranuan se në situatën aktuale ushtarake, UNRVA është e nevojshme për të siguruar të paktën nevojat themelore të popullsisë së Rripit të Gazës.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, Organizata botërore ende pret dokumente dhe dokumente të intelegjencës nga Izraeli.

BE-ja e rrit ndihmën humanitare në 250 milionë euro

Eurokomisaioni paralajmëroi edhe se do ta rrisë ndihmën humanitare për Rripin e Gazës për 68 milionë euro. Këto fonde sipas mundësisë duhet të përdoren nga organizatat humanitare, siç janë Kryqi i Kuq ose Gjysmëhëna e Kuqe. Mjetet financiare do të vendosen në dispozicion krahas 125 milionë eurove tashmë të planifikuara për këtë vit.

Vlera e përgjithshme e ndihmës humanitare e BE-së për palestinezët, të cilën mund ta përdorë UNRVA ose organiozata tjera ndërkombëtare është 250 milionë euro.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen tha për rritjen e ndihmës: "Ne qëndrojmë me popullin palestinez në Rripin e Gazës dhe në vendet tjera të rajonit". Palestinezët e pafajshëm nuk duhet ta paguajnë çmimin për krimet e terroristëve të Hamasit. Për shkak të mungesës së qasjes adekuate me ushqim dhe nevojat bazike, ata janë në kushte të vështira të rrezikshme për jetën".

Komisioni i BE-së është donatori i tretë më i madh i UNRVA-s. Pyetja kryesore për UNRVA është se si janë pozicionuar tani donatori më i madh dhe i dyti - SHBA-ja dhe Gjermania - të cilët gjithashtu pezulluan pagesat e tyre në janar. Nëse-ja SHBA dhe Gjermania nuk kryejnë pagesat sipas planit, UNRVA do të ketë vështirësi serioze me pagesat në fund të muajit.

BE-ja nuk ka qëndrim të vetëm për këtë konflikt

Qëndrimi për situatën në Rripin e Gazës dhe ky konflikt nuk është i vetmi në këto 27 vende-anëtare të BE-së.

Gjermania dëshiron të sigurojë ndihma humanitare për popullin e Gazës, por nuk kritikon Izraelin. Një operacion ushtarak kundër oragnizatës teroriste Hamas është i justifikuar dhe i nevojshëm, thotë Berlini. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok të enjten njoftoi një rritje të mëtutjeshme të ndihmave humanitare. Ashtu si KB-ja, ajo bën thirrje për një "armëpushim humanitar". Atëherë pengjet mund të lirohen dhe vuajtjet e mëtejshme të popullatës civile mund të shmangen", shkroi Berkon në platforëm X.

Anëtarë të tjerë të BE-së, siç janë Spanja dhe Irlanda, kanë kritikuar Izraelin dhe i kanë shkruar Komisionit Evopian duke i kërkuar që të pezullojë përkohësisht marrëveshjen e partneritetit të BE-së me Izraelin. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer në Bruksel deklaroi se Komisioni për momentin po e shqyrton kërkesën.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR