• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja i hap rrugën Shqipërisë për kapitullin e fundit të negociatave

BE-ja i hap rrugën Shqipërisë për kapitullin e fundit të negociatave

 Tiranë, 23 korrik 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë "dritë të gjelbër" për hapjen e kapitullit të fundit të negociatave, i cili përfshin bujqësinë dhe kohezionin, njoftoi kryeministri Edi Rama.

  Qeveria do të përgatisë pozicionin e saj negociues dhe do t’ia paraqesë atë presidencës daneze me BE-në.

 "Shqipëria nuk ndalet - Sot, më 23 korrik 2025, pas përparimit të vazhdueshëm dhe dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian autorizoi Presidencën Daneze ta ftojë Shqipërinë të prezantojë pozicionin e saj negociues për negociatat që lidhen me kapitujt që përbëjnë Kapitullin 5 të Grupit "Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni", ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Reagoi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

"Kuvendi  do të vazhdojë të mbështesë maksimalisht prezantimin e pozicionit negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social dhe territorial të Shqipërisë", ka shkruarSpiropali në rrjetet sociale 

Gjithashtu, shton, Parlamenti do ta intensifikojë diplomacinë parlamentare "që ta arrijmë qëllimin tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE". 

Foto: Rama FB 

 

QËNDRONI TË LIDHUR