• e shtunë, 21 dhjetor 2024

BE-ja i dënoi sulmet e UNIFIL-it si shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare

BE-ja i dënoi sulmet e UNIFIL-it si shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare

Bruksel, 14 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian shprejh shqetësim serioz për shkak të eskalimit të paradokohshëm të tensioneve përgjatë Linjës së Kaltër, që i kufizon Izraelin dhe Libanin dhe i dënon të gjitha sulmet ndaj misioneve të KB-së, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell.

Ai potencoi se BE-ja shpreh shqetësim veçanarisht të madh lidhur me sulmet e forcave izraelite ndaj pjesëtarëve të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), me ç'rast janë lënduar disa paqesorë.

"Sulmet e tilla ndaj paqesorëve të KB-së paraqesin shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe janë tërësisht të papranueshme. Këto sulme duhet menjëherë të ndalen", porositi Borrell.

Ai porositi se të gjitha palët në konflikt kanë obligim t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të garantohet siguria e personelit dhe pronës së KB-së.

"Urgjentisht presim sqarime dhe hetim themelor nga autoritetet izraelite për sulmet ndaj UNIFIL-it, i cili luan rol fundamental në stabilitetin e Libanit jugor. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që tërësisht t'i plotësojnë obligimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit të UNIFIL-it në çdo kohë dhe t'i lejojnë Misionit të vazhdojë ta zbatojë mandatin e vet", shtoi Borrell.

Ai vlerësoi se ushtarët dhe personali tjetër i UNIFIL-it, mes të cilëve ka qytetarë nga 16 vende anëtare të BE-së, punojnë në kushte të vështira për "mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare" dhe për këtë shkak BE-ja u shpreh respekt për profesionalizmin dhe e ka afirmuar përkrahjen e padyshuar për rolin e Misionit.

"Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar nga lansimi i vazhdueshëm i raketave të Hezbollahut ndaj Izraelit, që duhet të ndalet dhe sulmet e forcave izraelite në zonat me popullatë të dendur të Libanit, të cilat po shkaktojnë numër të madh viktimash civile dhe po zhvendosin shumë njerëz. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare në të gjitha rrethanat. BE-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Liban dhe të gjitha palët të angazhohen dhe të punojnë drejt zbatimit të plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së", shtoi Borrell. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR