• e mërkurë, 21 janar 2026

BE-ja i dënoi stërvitjet ushtarake kineze në afërsi të Tajvanit

BE-ja i dënoi stërvitjet ushtarake kineze në afërsi të Tajvanit

Bruksel, 30 dhjetor 2025 (MIA) – Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAC) sot kumtoi se stërvitjet ushtarake kineze në afërsi të Tajvanit e rrezikojnë paqen dhe qëndrueshmërinë ndërkombëtare. 

“Paqja dhe qëndrueshmëria në Ngushticën e Tajvanit janë me rëndësi strategjike për sigurinë dhe prosperitetin rajonal dhe global. I përsërisim thirrjet e tona për qëndrueshmëri dhe shmangie të çfarëdo lloj veprimesh që munden edhe më shumë t’i përshkallëzojnë tensionet, të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, bën të ditur EEAC.

EEAC shton se Bashkimi Evropian ka “interes të drejtpërdrejt për ruajtjen e status kuosë në Ngushticën e Tajvanit” dhe se BE-ja kundërshton “veprimet e njëanshme të cilat e ndryshojnë status kuonë, veçanërisht me dhunë ose detyrim”. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR