• e martë, 26 nëntor 2024

BE-ja filloi t'i hetojë Metan dhe Tik-Tok-un për shkak të përmbajtjeve lidhur me Hamasin

BE-ja filloi t'i hetojë Metan dhe Tik-Tok-un për shkak të përmbajtjeve lidhur me Hamasin

 Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) -  Pas X (ish-Tuittrit), tani edhe Fejsbuku dhe Instagrami i Metas, si dhe TikTok-u tani janë nën vëzhgim të ashpër për shkelje të mundshme të ligjit për moderimin e përmbajtjes  - Ligji evropian për shërbimeve digjitale (DSA), për përmbajtje në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas.

 Komisioni Evropian sot dërgoi kërkesa formale për letra informative  te Meta dhe TikTok, duke u dhënë një afat firmave të platformës deri më 25 tetor të sigurojnë informacione për masat që kanë marrë për të parandaluar përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe dezinformatave në platformat e tyre të njohura në kontekst të sulmit. të Hamasin në Izrael dhe luftën që ka filluar që atëherë.

 Kërkesa formale për informacione është një hap paraprak që mund të rezultojë me hapjen e një hetimi zyrtar nga ana e Komisionit Evropian për mospërputhje. Firmat po përballen me gjoba deri në 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale nëse tregohet se kanë shkelur rregullat e DSA-së.

 X, i njohur më parë si Tuiter, mori një kërkesë të ngjashme dhe duhej të përgjigjej për masat që i ka ndërmarrë në lidhje me krizën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme."“Biznes insajder" sot, duke iu referuar një burimi nga kompania, bëri të ditur se pronari Elon Mask mendon ta tërheqë rrjetin social nga BE, i pakënaqur nga DSA-ja.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR