• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja e uroi zgjedhjen e Kllaudia Shejnbaum për presidente të Meksikës

BE-ja e uroi zgjedhjen e Kllaudia Shejnbaum për presidente të Meksikës

Bruksel, 4 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian ia uroi "zgjedhjen historike" Kllaudia Shejnbaum si gruaja e parë presidente e Meksikës dhe e përshëndeti lidhjen e fuqishme të popullit meksikan drejt demokracisë së demonstruar gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjebe të prëgjithshme në vend, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel në urimin drejtuar presidentes së sapozgjedhur meksikane.

"BE-ja dëshiron plotësisht ta përforcojë partneritetin e vet strategjik me Meksikën, ndërtuar në interesa të përbashkëta në shumë sfera dhe në përkushtim të përbashkët të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe rendit multilateral global të bazuar në rregulla", thekson Borel në urimin drejtuar në emër të BE-së.

Borel në porosi shton edhe se BE-ja pret me padurim të punojë me autoritetet e sapozgjehdura të meksikës për thellimin e bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve në të dy anët në të gjitha sferat e interesit të ndërsjelltë. siç janë marrëdhëniet ekonomike, tranzicioni i gjelbër, inkluziviteti social, siguria dje agjenda digjitale.

Urim për Shejnbaum dërgoi edhe kryesuesi i Këshillit evropian, Sharl Mishel.

"Me padurim pres të punoj me ju për përforcim të partneritetit strategjik BE-Meksikë, në lidhjet tona rajonale dhe të modernizimit të Marrëveshjes globale BE-meksikë", theksoi Mishel në kumtimin në Iks. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR